Një aksident trafiku ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Duhël–Suharekë, ku si pasojë një person ka pësuar lëndime trupore.
Sipas Policisë së Kosovës, në aksident ishte përfshirë një veturë dhe i lënduari ka kërkuar ndihmë mjekësore.
Njësitë policore të trafikut kanë dalë në vendngjarje dhe janë marrë me procedurat përkatëse.




