Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, vizitoi kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqin, dhe përmes një postimi në Facebook vlerësoi profesionalizmin e stafit të KQZ-së.
Ai përshëndeti përpjekjet e komisionit që zgjedhjet e 28 dhjetorit të zhvillohen në mënyrë të qetë dhe në përputhje me ligjet e Kosovës, duke falënderuar ekipin për punën e pakursyer.




