Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, festoi triumfin e Napolit në finalen e Superkupës së Italisë, ku skuadra e tij mposhti Bolonjan 2:0.
Në një moment të humorit, Rrahmani shfaqet duke prezantuar “një shok të ri” – jo Elif Elmas, por trofeun e fituar.
Mbrojtësi 31-vjeçar ka qenë ndër lojtarët më të spikatur në finale dhe tani ka në koleksion dy tituj të Serie A dhe Superkupën e Italisë, përveç sukseseve të mëparshme me Dinamo Zagrebin.




