Administrata Tatimore e Kosovës ka pezulluar nga puna një zyrtar të saj, pas arrestimit nga Policia e Kosovës për dyshime për vepër penale.
ATK njoftoi se masa është marrë në përputhje me ligjin dhe do të mbetet në fuqi deri në përfundimin e procedurave nga organet e drejtësisë.
Institucioni theksoi përkushtimin ndaj integritetit institucional, respektimit të ligjit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me organet e rendit dhe drejtësisë për parandalimin e keqpërdorimeve dhe korrupsionit.




