Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njofton se ka asgjësuar 2,064 kilogramë mish pule të importuar nga Polonia, pasi gjatë kontrolleve u konstatua prania e bakterit Salmonella spp.
Ngarkesa, e importuar nga kompania KAJMAK SHPK në Prizren, u verifikua pas njoftimit të Komisionit Evropian – Sistemi i Paralajmërimit të Shpejtë për Ushqim (RASFF).
AUV ka ndërmarrë masat e nevojshme sipas ligjit dhe vazhdon të monitorojë situatën për të siguruar ushqim të sigurt në përputhje me standardet evropiane.




