Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se qumështi Aptamil, lot nr. 111444865, i importuar nga Mbretëria e Holandës nga kompania UNION SH.P.K. në Vushtrri, është kontaminuar me bakterin Bacillus cereus.
Njoftimi është pranuar përmes Sistemit të Alarmimit të Shpejtë të Komisionit Evropian (RASFF). Duke e konsideruar rrezikun serioz, AUV ka urdhëruar tërheqjen e produktit nga tregu dhe po ndërmerr të gjitha masat për gjurmueshmëri dhe siguri, me qëllim garantimin e ushqimit të shëndetshëm për konsumatorët në Kosovë.




