Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se ai nuk ka njohuri në fushën e ekonomisë dhe se nuk e kupton atë për çfarë flet.
Në një intervistë në emisionin Pressing në T7, Abdixhiku u shpreh se është dukshëm më superior në shkollim për ekonomi krahasuar me Kurtin. Sipas tij, kryeministri aktual nuk ka asnjë lidhje me çështjet ekonomike.
Kandidati i LDK-së për kryeministër shtoi se Kurti, në mënyrë ironike, ndoshta ka më shumë njohuri se si të lidhë një tel bakri, por jo për temat që kanë të bëjnë me ekonominë.




