Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka vlerësuar se masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës nuk kanë pasur pasoja negative vetëm për ekonominë dhe institucionet vendore, por edhe për kompanitë dhe konsorciumet evropiane që veprojnë në Kosovë.
Në një reagim në Facebook, ai theksoi se projektet e financuara nga BE-ja kanë qenë përfitim i dyanshëm, pasi një pjesë e madhe e fondeve rikthehen në vendet e BE-së përmes kompanive zbatuese.
Sipas Gërxhaliut, pezullimi i projekteve ka shkaktuar vonesa, rritje të kostove dhe humbje bashkëpunimesh, duke cenuar zhvillimin ekonomik dhe besueshmërinë e angazhimit evropian në Kosovë.




