Inspektorati i Punës ka konstatuar shkelje nga RTK-ja për degradimin e redaktores Blerta Foniqi, e cila ishte larguar nga lajmet qendrore pas raportimit të një raporti kritik ndërkombëtar.
Juristja e mediave, Flutura Kusari, reagoi duke theksuar se “metodat e Vetëvendosjes për ta kontrolluar RTK-në nuk kalojnë” dhe uroi gazetaren për rikthimin në pozitën e saj.
Sipas Kusarit, Foniqi ka qenë një filtrues i rëndësishëm ndaj propagandës politike në lajmet qendrore, ndërsa largimi i saj kishte dobësuar pavarësinë e transmetuesit publik. Inspektorati e obligoi RTK-në ta rikthejë Foniqin në pozitën e saj për të siguruar zbatimin e ligjit dhe pavarësinë redaktuese.




