Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) ka reaguar ndaj vendimeve të fundit gjyqësore lidhur me Rregulloren e Punës dhe zgjedhjen e Kryetarit të KPM-së, duke theksuar se i respekton ato, por shpreh shqetësime serioze për interpretimin e ligjit.
KPM vlerëson se vendimet kanë neglizhuar nenet relevante ligjore, duke theksuar se ligjet nuk duhet të përdoren për interesa të caktuara. Po ashtu, shpreh shqetësim për arbitraritet dhe ndikime të jashtme në vendimmarrje, duke paralajmëruar se dobësimi i institucioneve të pavarura cenon sovranitetin e vendit.
Sa i përket hapave të mëtejmë, KPM njofton se çështja është në trajtim nga Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Apelit, duke theksuar se do të vazhdojë të mbrojë mandatin e tij institucional.




