Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që procesi i numërimit të votave gjatë natës së ndërrimit të moteve të ndërpritet më 31 dhjetor në ora 12:00 dhe të rifillojë më 1 janar 2026 nga ora 16:00.
Vendimi është marrë për të respektuar festat e fundvitit, por ka ngritur diskutime mes anëtarëve të KQZ-së për angazhimin e ekipeve dhe vazhdimësinë e procesit.
Anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Krasniqi, theksoi se procesi zgjedhor nuk duhet të ndalet për shkak të festave, për të ruajtur integritetin dhe publikimin sa më të shpejtë të rezultateve. Sekretariati i KQZ-së ka njoftuar për orarin të gjitha komisionet komunale zgjedhore.




