Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se gjatë këtij viti Kosova ka marrë katër njohje të reja shtetërore, një arritje që sipas tij nuk ka ndodhur më shumë se një dekadë.
Kurti tha se këto njohje dhe fuqizimi i subjektivitetit ndërkombëtar janë një sukses i shtetit dhe Republikës, veçanërisht duke pasur parasysh kohën kur flitej më shumë për rrezikun e çnjohjeve sesa për mundësitë e njohjeve të reja.





