Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët për lokalizimin dhe arrestimin e personit të kërkuar **Brendon (Hamdi) Ajazaj**, i lindur më 19 tetor 2005 në Gjermani.
I dyshuari është i kërkuar për **vrasje të mbetur në tentativë**. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që çdo informacion mbi vendndodhjen e tij të raportohet menjëherë në Policinë e Kosovës ose në stacionin më të afërt policor.
Numrat e kontaktit dhe adresat elektronike janë:
* 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
* 039 432 327 – Drejtoria Rajonale Pejë
* E-mail: [[email protected]](mailto:[email protected])
Policia bën thirrje që qytetarët të bashkëpunojnë dhe të ndihmojnë në arrestimin e të dyshuarit për sigurinë e qytetarëve.





