Në Leposaviq, Policia e Kosovës ka ndërmarrë dy operacione të ndara ku janë gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe pajisje ushtarake.
Rasti i parë (19.12.2025): Gjatë patrullimit në një shtëpi të pabanuar në fshatin Rvatska, janë sekuestruar një armë gjuetie, një karabinë, një armë AK-47, 240 fishekë, një palë dylbi, si dhe më vonë pushkë ajrore, mekanizëm për barut, thikë ushtarake dhe frotroll për revole. Aktualisht nuk ka persona të arrestuar dhe rasti është në procedurë hetimore.
Rasti i dytë (20.12.2025):Personi R.R. (1965) u arrestua pasi në shtëpinë e tij në fshatin Veacev janë gjetur një pushkë gjuetie, një pushkë gjysmë automatike, një bombë dore, dy tromblona, fishekë të ndryshëm dhe pajisje të tjera ushtarake. I dyshuari më pas është liruar në procedurë të rregullt. Të dy rastet janë inicuar për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe janë duke u hetuar në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.





