Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin e biznesit, ku prezantoi nismën e “Paqes Fiskale”.
Ai njoftoi se, duke filluar nga janari, sipërmarrjet që nuk janë në konflikt me ligjin do të mund të vetëkorrigjohen, ndërsa për çdo pasqyrë të korrigjuar fitimi do të tatohet vetëm 5%.
Rama theksoi se kjo masë synon formalizimin e biznesit, zvogëlimin e burokracisë dhe eliminimin e inspektimeve të panevojshme, duke krijuar një urdhë të re besimi dhe bashkëpunimi mes administratës tatimore dhe sipërmarrjes.
Përveç kësaj, gjobat e së shkuarës do të adresohen me lehtësira dhe pagesa të shtyrë, sipas periudhave dhe vjetërsisë.




