Sindikata e Punëtorëve të Radiotelevizionit të Kosovës (SPERTK) ka shprehur falënderimet e saj ndaj Komisionit Evropian, dhe veçanërisht Komisioneres për Fqinjësi dhe Zgjerim, Marta Kos, për interesimin dhe përgjigjen e dhënë mbi situatën në RTK.
Në letrën e falënderimit, SPERTK vlerëson rolin kyç të RTK-së si transmetues publik, mbrojtës të lirisë së medias dhe pluralizmit, si dhe shqetësimin e Komisionit Evropian lidhur me gjendjen financiare dhe stabilitetin institucional të institucionit. Sindikata thekson rëndësinë e mbështetjes ndërkombëtare për forcimin e pavarësisë institucionale të RTK-së dhe garantimin e kushteve të denja të punës për punonjësit.
SPERTK deklaron se do të vazhdojë të angazhohet në mbrojtje të interesit publik, lirisë së medias dhe të drejtave të punëtorëve të RTK-së.




