Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka deklaruar se sipas statistikave rreth 40 për qind e rinisë në Kosovë janë të gatshëm ta lëshojnë vendin, duke e cilësuar këtë si alarm serioz për shoqërinë.
Duke folur në emisionin T7, Tahiri tha se ky trend duhet të shqetësojë secilin dhe kërkon reagim institucional. Ai theksoi se kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, do të krijojë një ambient më të favorshëm për investitorët, si një nga mënyrat për të ndalur largimin e të rinjve nga vendi.




