Një person i privuar nga liria ka tentuar të arratiset mbrëmjen e së hënës nga stacioni policor në Rahovec. Sipas Policisë, i dyshuari ka hapur me forcë derën e dhomës së ndalimit dhe ka dalë nga stacioni me qëllim arratisjeje.
Patrullat policore e kanë lokalizuar dhe arrestuar shpejt, duke e kthyer sërish në stacion. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor dhe pas trajtimit është rikthyer në dhomën e ndalimit.




