Lajmi:
Mbrojtësi kosovar, Fidan Aliti, i cili po zhvillon sezonin e tretë te Alanyaspor, është duke u kërkuar nga gjiganti turk Trabzonspor.
Sipas burimeve të afërta me futbollistin, Aliti është në negociata për transferimin te Trabzon, ku do të ribashkohej me trajnerin Fatih Tekke, i cili ka punuar më parë me të te Alanyaspor. Kosovari shihet si lider i mbrojtjes te skuadra aktuale, por dëshira e tij është të bëjë një hap përpara në karrierë dhe të luftojë për titull me Trabzonsporin.
Aliti ka kontratë me Alanyaspor deri në verën e vitit 2028, ndërsa Trabzonspor është e gatshme të paguajë 1 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e tij. Javët e ardhshme do të jenë vendimtare për të, pasi ai konsiderohet një nga mbrojtësit më të stabilizuar në elitën e futbollit turk.




