Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se bisedimet me Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane për përfundimin e luftës me Rusinë janë shumë afër një rezultati konkret.
Ai tha se negociatorët po punojnë mbi një plan 20-pikësh, i mbështetur nga SHBA-ja, që përfshin edhe garanci sigurie për Ukrainën dhe rimëkëmbjen ekonomike pas luftës.
Sipas Zelenskyt, dokumentet bazë janë gati, por mbeten disa çështje të hapura për të dyja palët. Ai theksoi se çështja kyçe mbetet gatishmëria reale e Rusisë për t’u larguar nga agresioni dhe për t’iu përgjigjur përpjekjeve diplomatike.




