Një 73-vjeçar, Z.Th., është arrestuar në fshatin Llapushnik të Drenasit nën dyshimin për dëmtim të pasurisë dhe armëmbajtje pa leje.
Gjatë kontrollit të shtëpisë së tij, policia ka sekuestruar tri armë zjarri. I dyshuari dyshohet se ka dëmtuar orendi në tri shtëpi të ndryshme dhe aktualisht po intervistohet nga autoritetet, ndërsa hetimet vazhdojnë në koordinim me Prokurorin e shtetit.





