Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, gjatë një tubimi në Malishevë prezantoi programin e tij qeverisës të bazuar në katër shtylla: zhvillim ekonomik dhe mirëqenie, arsim dhe shëndetësi, drejtësi dhe politikë e jashtme.
Ai premtoi krijimin e Fondit të Papunësisë dhe Gjykatës së Punës, duke theksuar se punëtori do të jetë në qendër të politikave të tij. Hamza bëri thirrje që qytetarët më 28 dhjetor të votojnë PDK-në me numrin 130.




