Ish-anëtari i LVV-së, Dardan Sejdiu, ka reaguar ndaj ndarjes së 100 eurove për studentët nga Qeveria e Kosovës në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Ai ka kritikuar këtë masë, duke e cilësuar si një “mashtrim elektoral” dhe duke theksuar se nuk është një dhuratë, por taksat e qytetarëve të Kosovës që po përdoren për fitime politike.
Sejdiu e quajti këtë veprim “bankomatin e Kurtit”, duke shtuar se problemi nuk është buxheti, por standardi i ulët që është normalizuar në vend.




