Xhudistja kosovare Distria Krasniqi është përzgjedhur ndër dhjetë sportistët më të mirë të Ballkanit për vitin 2025, sipas Agjencisë Bullgare të Lajmeve (BTA).
Viti 2025 ka qenë i jashtëzakonshëm për të, me medalje të arta në Kampionatin Evropian dhe Grand Prix të Zagrebit, argjend në Grand Prix të Austrisë, dhe bronz në Grand Slam të Parisit dhe Abu Dabit.
Distria ka dy medalje olimpike në karrierë dhe synon Lojërat Olimpike “Los Angeles 2028”.




