Kryetarja e partisë Guxo, Donika Gërvalla, ka diskutuar për fushatën zgjedhore, synimet e partisë së saj dhe zhvillimet politike në Kosovë, përfshirë situatën rreth pozitatës së presidentes Vjosa Osmani.
Ajo ka komentuar mundësinë e zgjedhjeve të reja, në rast se presidentja nuk rizgjidhet në këtë pozitë, duke theksuar se ish-partitë opozitare nuk kanë dhënë ende sinjale se nuk do ta mbështesin Osmanin për një mandat të dytë.
Sipas Gërvallës, nëse opozita nuk do ta votojë presidenten, do të kërkohet një shpjegim përpara qytetarëve.
Ajo gjithashtu theksoi se situata politike tani është ndryshe dhe se nëse VV fiton 50% të votave, do të kishte një “mandat të fuqishëm” për të udhëhequr vendin.




