Drita triumfoi 2:0 ndaj Prishtinës në xhiron e 13-të të Superligës së Kosovës, me gola të Jorgo Pëllumbit (26’) dhe Raddy Ovouka (29’).
Me këtë fitore, Drita përfundon stinorin vjeshtor në vendin e katërt, po aq pikë sa Dukagjini në vendin e tretë, ndërsa Ballkani vazhdon të udhëheqë renditjen.