Drita dhe Prishtina do të takohen sot nga ora 13:00 në Gjilan, në ndeshjen e mbetur të Superligës së Kosovës.
Drita kërkon rikthimin te fitorja pas tri barazimeve radhazi, ndërsa Prishtina hyn në këtë duel pas fitores së parë pas një serie rezultatesh negative.
Në tabelë, Prishtina renditet e dyta me 30 pikë, kurse Drita është e pesta me 26 pikë.




