Federata e Hendbollit e Kosovës organizon të premten, më 26 dhjetor, ceremoninë festive “Laureatët 2025” në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, nga ora 17:00.
Në këtë ceremoni do të shpallen dhe ndahen çmime për hendbollistët dhe hendbollistet që u dalluan gjatë vitit, përfshirë edhe titujt kryesorë për lojtarin dhe lojtaren më të mirë të vitit.
Tradicionalisht, ceremonia feston sukseset e vitit dhe mblidhet e gjithë familja kosovare e hendbollit.




