Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, ka uruar qytetarët dhe stafin e FSK-së për Krishtlindjet, Vitin e Ri dhe festat ortodokse, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit, respektit dhe bashkëjetesës.
Ai rikujtoi përkushtimin e FSK-së për të shërbyer me profesionalizëm, integritet dhe dedikim ndaj të gjithë qytetarëve, duke falënderuar stafin për angazhimin dhe punën e tyre.




