Kryetari i AAK-së dhe kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka uruar besimtarët katolikë me rastin e Krishtlindjes.
Në një video të publikuar në Facebook, ai shprehu urimet për paqe, shëndet dhe mirësi, duke theksuar se kjo festë është koha për reflektim, falje dhe falënderim për atë që kemi.




