Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, vizitoi Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, duke e cilësuar këtë vizitë si një moment të rëndësishëm për ruajtjen dhe forcimin e kujtesës kombëtare.
Ajo theksoi se gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut dhe duhet mbrojtur, kultivuar dhe mësuar me dashuri brez pas brezi.
Spiropali theksoi rolin e Institutit si një pikë referimi për shqiptarët në Maqedoni dhe për hapësirën mbarëshqiptare, duke theksuar rëndësinë e trashëgimisë kulturore dhe vetëdijes kolektive në një mozaik multietnik.




