Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Abelard Tahiri, ka deklaruar se sipas statistikave rreth 40 për qind e rinisë në Kosovë janë të gatshëm ta lëshojnë vendin.
Ai e cilësoi këtë si një alarm serioz për shoqërinë dhe institucionet, duke theksuar se kjo gjendje duhet të zgjojë secilin për të vepruar.
Tahiri tha se kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, synon të krijojë një ambient më të favorshëm për investitorët, me qëllim hapjen e vendeve të reja të punës dhe ndaljen e migrimit të të rinjve.




