Zyra e Rregullatorit për Energji ka konfirmuar se në muajin mars do të shqyrtohen tarifat e reja të energjisë elektrike, në një kohë kur shumë zona të Kosovës po përballen me reduktime të ashpra të rrymës.
Kandidatja për deputete nga LDK-ja, Janina Ymeri, ka deklaruar se politikat e qeverisë dhe dhënia e subvencioneve për pajisje energjetike kanë pasur për qëllim rritjen e konsumit dhe përfundimin e Kosovës në import të energjisë.
Ajo theksoi se vendi aktualisht mbulon vetëm rreth gjysmën e kërkesës për rrymë dhe njoftoi se ka rënë nga funksioni edhe blloku B1 i KEK-ut, duke e rënduar edhe më tej situatën energjetike.




