Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka raportuar gjithsej 106 aksidente trafiku, pa asnjë rast fatal.
Nga to, 46 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 60 me dëme materiale. Në kuadër të zbatimit të ligjit, janë shqiptuar 2,210 tiketa trafiku.
Po ashtu, janë arrestuar 26 persona, 11 janë mbajtur në mbajtje dhe një person po vuan dënimin. Policia u ka bërë thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat e trafikut për të rritur sigurinë rrugore.




