Analisti Avni Arifi ka kritikuar vendimin e Qeverisë në detyrë për ndarjen e 100 eurove për pensionistët dhe fëmijët, duke e cilësuar si përdorim të buxhetit të shtetit për qëllime elektorale.
Ai tha se një pjesë e madhe e qytetarëve nuk janë njoftuar për këtë vendim për shkak të ndërprerjeve të energjisë elektrike në disa zona.
Sipas Arifit, këto mjete janë para të qytetarëve dhe po përdoren për të siguruar mbështetje politike në prag të zgjedhjeve.




