Avokati Ardian Bajraktari ka reaguar pas vdekjes së babait të Salih Mustafës, duke kritikuar Gjykatën Speciale në Hagë për moslejimin e një vizite humanitare.
Ai ka vlerësuar se ky vendim përbën shkelje të nenit 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, i cili garanton të drejtën për respektimin e jetës private dhe familjare.
Në një postim në Facebook, Bajraktari ka theksuar se praktika e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut e konsideron refuzimin e vizitave humane, si në raste sëmundjeje të rëndë apo vdekjeje, si ndërhyrje të pajustifikuar në jetën familjare.
Sipas tij, Gjykata Speciale nuk ka bërë një vlerësim proporcional dhe individual të rastit, duke vepruar në kundërshtim me jurisprudencën evropiane, e cila është obliguese për t’u zbatuar.




