Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, ka shprehur shqetësimin për shpopullimin e Kosovës, duke theksuar se emigrimi masiv i qytetarëve është një nga rreziqet më të mëdha për shtetin.
Hamza ka theksuar se aseti më i madh i Kosovës është resursi njerëzor dhe se për të ndaluar largimin e të rinjve, duhet krijuar kushte për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe mbështetje për sektorin privat, inovacionin dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
Ai ka shpjeguar se plani i PDK-së është të ofrojë mundësi që qytetarët të shohin perspektivë dhe të zhvillohen brenda vendit.
Hamza gjithashtu ka folur për angazhimin e tij për të mbajtur premtimet e dhëna, duke siguruar se çdo fjalë do të realizohet, pavarësisht kostos. “Kur e them publikisht qëndroj mbrapa saj”, ka thënë Hamza.




