Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, reagoi ashpër ndaj Gjykatës Speciale pas vdekjes së babait të Salih Mustafës – Calit, duke e akuzuar atë se i mohoi të drejtën për ta vizituar prindin në gjendje të rëndë shëndetësore.
Haradinaj shprehu ngushëllime familjes dhe e quajti Specialen një “gjykatë politike dhe raciste”, duke thënë se veprimet e saj synojnë thyerjen morale të përfaqësuesve të UÇK-së dhe frikësimin e ish-luftëtarëve.
Ai theksoi se kjo situatë nuk është e rastësishme, por pjesë e një qëllimi të qëllimshëm të këtij institucioni.




