Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka bërë të ditur se ka pranuar një telefonatë nga ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë, përmes së cilës ata kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjen Mustafa, pas vdekjes së babait të Salih Mustafës.
Në mesazhin e përcjellë nga organizata, ish-udhëheqësit e UÇK-së kanë theksuar se kujtimi për babain e Calit do të mbetet i gjallë ndër bashkëluftëtarë dhe në komunitet.
Në emër të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit, Pjetër Shalës, Fadil Fazliut dhe Bashkim Smakajt, OVL-UÇK i ka shprehur familjes Mustafa ngushëllimet më të sinqerta, duke theksuar respektin, solidaritetin dhe përuljen në këto çaste të rënda dhimbjeje.
Mesazhi përfundon me mbështetje morale për familjen, duke nënvizuar se ata nuk janë vetëm në këtë humbje të rëndë.




