Luciano Spalletti po bën vlerësimet e fundit para udhëtimit për në Pisa, i planifikuar për të shtunën, më 27 dhjetor, me fillim nga ora 20:45.
Ditën e djeshme, bardhezinjtë zhvilluan seancën e radhës stërvitore, ku disa lojtarë punuan me program të personalizuar. Conceicao, McKennie dhe Cabal u stërvitën veçmas, ndërsa Zhegrova po rikuperohet nga gripi dhe, sipas stafit mjekësor, nuk pritet të ketë probleme për ndeshjen.
Ende mbetet e paqartë nëse Conceicao dhe McKennie do të jenë të gatshëm për udhëtimin drejt Pizës, me një pasqyrë më të qartë që pritet të krijohet pas stërvitjes së radhës, kur Juventusi të rikthehet në fushë. Spalletti pritet t’i grumbullojë ata vetëm nëse janë në gjendje optimale fizike, për të shmangur rrezikun e dëmtimeve afatgjata.
Situata paraqitet ndryshe për Cabal, i cili po përballet me një tendosje muskulore. Stafi i Juventusit synon që ai të rikthehet vetëm pasi të jetë 100% i gatshëm.
Ndërkohë, Koopmeiners ka përfunduar pezullimin dhe është rikuperuar plotësisht. Kjo hap mundësinë që, në rast se Conceicao nuk është gati për të nisur ndeshjen nga minuta e parë, shpresa të jetë që Zhegrova të startojë për herë të parë si titullar në Serie A.




