Kryeministrja italiane Giorgia Meloni deklaroi gjatë fjalimit tradicional të Krishtlindjeve se viti 2026 pritet të jetë edhe më i vështirë se 2025.
Ajo e përshkroi vitin që po mbyllet si të shënuar nga luftëra dhe kriza të vazhdueshme, duke theksuar se qeveria e saj ka përballuar sfida në shumë fronte.
Meloni u bëri thirrje bashkëpunëtorëve të pushojnë gjatë festave, pasi i pret një periudhë edhe më e rëndë pune përpara.




