Njohësi i çështjeve politike, Shenoll Muharremi, ka kritikuar ashpër vendimin e kryeministrit Albin Kurti për ndarjen e 100 eurove për fëmijë dhe pensionistë në prag të zgjedhjeve.
Ai ka vlerësuar se ky veprim përbën korrupsion elektoral dhe abuzim me paranë publike për qëllime politike.
Sipas Muharremit, dëshira për pushtet absolut e ka “korruptuar moralisht” Kurtin, duke e akuzuar për keqmenaxhim ekonomik, ulje të fuqisë blerëse dhe përdorim të institucioneve publike për blerje votash.
Ai ka theksuar se këto veprime po dëmtojnë demokracinë dhe të ardhmen e vendit, duke bërë thirrje që Kurti të dërgohet në opozitë pas 28 dhjetorit.




