Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se edhe gjatë këtij muaji mbi 90 mijë familje të cenueshme kanë përfituar subvencionin e faturave të energjisë elektrike.
Ai ka theksuar se programi i subvencionimit, i cili mbulon periudhën 6-mujore të dimrit nga tetori deri në mars, zbatohet çdo vit dhe subvencioni aplikohet drejtpërdrejt në faturat mujore të energjisë.
Po ashtu, Murati ka njoftuar se një nga pesë vendimet e para pas 28 dhjetorit do të jetë rikthimi i masës për subvencionimin e familjeve që kursejnë energjinë elektrike, nga e cila më herët kanë përfituar mbi 200 mijë familje.




