Ceremonia e varrimit të Jahja Mustafës, babait të Salih Mustafës, do të mbahet nesër, të premten, në orën 12:00, në fshatin Rimanishtë të Prishtinës.
Lajmi është bërë i ditur nga familjarët përmes një njoftimi ngushëllues në rrjetet sociale. Jahja Mustafa vdiq sot, pas një gjendjeje të rëndë shëndetësore.
Ditë më parë, Salih Mustafa kishte kërkuar nga Gjykata Speciale leje për ta vizituar babain e tij, por kërkesa ishte refuzuar, veprim që ka nxitur reagime dhe shqetësim, përfshirë edhe nga OVL-UÇK.




