Nën moton “Fëmijë, të festojmë së bashku”, Policia e Kosovës në Rajonin e Mitrovicës së Jugut ka zhvilluar aktivitete festive duke shpërndarë dhurata për fëmijët në prag të festave të fundvitit.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të angazhimit të policisë për forcimin e bashkëpunimit me komunitetin dhe partnerët e Komiteteve Lokale për Siguri Publike.
Policia uroi të gjithë fëmijët dhe qytetarët për festa të gëzuara dhe një vit të mbarë.




