Autoritetet turke arrestuan 115 anëtarë të Shtetit Islamik (ISIS) që dyshohet se kishin planifikuar sulme në prag të festave të fundvitit.
Operacioni u zhvillua në Stamboll, ku u bastisën 124 lokacione, duke arrestuar shumicën e personave të kërkuar nga 137 gjithsej.
Prokuroria njoftoi se sulmet ishin synuar kryesisht ndaj jomuslimanëve gjatë festimeve. Autoritetet e sigurisë thanë se veprimet ishin pjesë e masave parandaluese për të mbrojtur qytetarët dhe festat e fundvitit.




