Kanë kaluar 30 ditë që nga ndarja e parakohshme nga jeta e këngëtarit të dashur shqiptar, Shpat Kasapi, në moshën 40-vjeçare.
Bashkëshortja e tij, Selvije Jao, e ka kujtuar artistin përmes një postimi në Instagram Story, duke ndarë një foto bardhë e zi ku Shpati shfaqet në një moment të ngrohtë me djalin e tyre të vogël, Roelin. Mbishkrimi i fotos ishte i shkurtër, por prekës: “1 muaj pa ty 💔”.
Ky dedikim ka rikthyer emocionet e dhimbshme për fansat dhe familjen, duke bërë që mungesa e Shpatit të ndjehet më e fortë në këtë muaj të parë pas humbjes.




