Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër doganierit I.K., i dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Më 16 korrik 2025, ai dyshohet se lejoi kalimin pa kontroll të një automjeti komercial “Mercedes Sprinter”, i cili rezultoi i ngarkuar me mallra në vlerë 11,457.60 euro. Buxhetit të Kosovës i shkaktoi dëm material prej 3,414.36 euro.
Prokuroria ka propozuar që, në rast se shpallet fajtor, I.K. të dënohet sipas ligjit dhe t’i ndalohet ushtrimi i funksioneve në administratën publike ose shërbimin publik.




