Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka reaguar ashpër ndaj Gjykatës Speciale, duke deklaruar se ajo nuk e lejoi Salih Mustafën “Cali” as ta vizitojë babain e tij sa ishte gjallë dhe as të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit.
Gucati e cilësoi këtë veprim si çnjerëzor dhe e akuzoi Gjykatën për qasje raciste ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Ai kritikoi gjithashtu Qeverinë e Kosovës, duke thënë se nuk ndërmori asnjë hap institucional, si dërgimi i një letre zyrtare, për të kërkuar lejimin e një vizite humanitare.
Sipas Gucatit, Salih Mustafa është dënuar padrejtësisht dhe, pavarësisht dhimbjes, do të gjejë forcë dhe kurajo për ta përballuar situatën, ashtu si në të kaluarën.




