Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas tubimit të mbajtur sot nga partia e tij në Junik, duke theksuar se fokusi i këtij takimi ishte te problemet dhe hallet e përditshme të qytetarëve.
Haradinaj u shpreh se gjatë tubimit u diskutua për sfidat që po i rëndojnë familjet, për nevojën e krijimit të perspektivës për të rinjtë në vend, si dhe për domosdoshmërinë që shteti të jetë pranë qytetarit.
Ai përmendi sigurinë, zhvillimin ekonomik, dinjitetin e punëtorit, mbështetjen për bujqit, mësuesit, mjekët dhe veteranët, duke falënderuar qytetarët e Junikut për mikpritjen dhe besimin e treguar.




